SHBA – Adele shpërthen në lot gjatë koncertit në Neë York të hënën në mbrëmje. Këngëtarja britanike ka më shumë se tre vjet që i mungon sallave të mëdha të koncerteve.
27-vjeçarja pasi përfundon së kënduari “Someone Like You” duartrokitet pa fund nga fansat e saj, duke bërë që këngëtarja të emocionohej dhe të shpërthente në lot.

“U bë kohë e gjatë larg jush. Dëshiroja t’ju surprizoja me kthimin tim në skenë, më duket sikur jam në fillimet e mia. Këtë koncert kemi shumë kohë që e organizojmë dhe jam shumë e lumtur për show-in.
Doja që të mbaronte sa më shpejt sepse isha tepër nervoze”- përfundoi Adele gjatë koncerit.

Këngëtarja britanike është larguar nga skena, që kur mbeti shtatzënë me djalin e saj 2-vjacar.
Tashmë edhe pse ka munguar për 3 vjet Adele është rikthyer fuqishëm me nxjerrjen e albimit të ri, “25’, pjesë e të cilit janë këngët e njohura, “Hello”, “Millions years ago”, “When we were young” etj. (er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb