TIRANE- Të tjera detaje janë zbuluar rreth të shtënave me armë mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Burime për “BalkanWeb” raportojnë se të sherri mes të rinjve tek zona e “Pallatit me Shigjeta” ka ndodhur për motive të dobëta.

Mësohet se personi që ka mbetur i plagosur, Andrea Birgo, ka ngacmuar të dashurën e njërit prej dy personave të shpallur në kërkim. Pas ngjarjes, policia e Tiranës ka shpallur në kërkim shtetasit A.G., 22 vjeç, dhe Xh. H., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë.

“Këta dy shtetas, ditën e djeshme rreth orës 21:10, në bulevardin “Bajram Curri” pas një konflikti për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, (i cili ka pësuar një gërvishtje të lehtë në kofshën e djathtë) dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me mjetin tip “Opel” në përdorim të shtetasit M. Gj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu është arrestuar një shtetas për përkrahje të autorit në krim, pasi i ka ndihmuar ata të largohen nga vendi i ngjarjes me mjetin tip “Opel”.

Në vendngjarje janë gjetur 3 gëzhoja të qitura nga armë zjarri e llojit pistoletë të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. B., 25 vjeç (i dëmtuari), pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet 0.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: