TIRANË- Vajzat e njohura të ekranit, moderatorja Roza Lati dhe këngëtarja sexy Iva Aliko kanë dalë të fituara në një çështje gjyqësore.

Vetëm pak kohë më pare, ato akuzuan pronarin e dyqanit të kafshëve në “Myslym Shyr”, Artan Zabelin, duke e konsideruar mashtrues si dhe keqtrajtues kafshësh. Sipas tyre, pronari në fjalë i mbante në kushte të mjerueshme kafshët që shiste.

Çështja mori përmasa të tjera kur Artan Zabeli i çoi në gjykatë vajzat për prishje imazhi duke kërkuar një gjobë prej 90 mijë eurosh.
fc0c121f8b874a1c60ff293fdf957c78_L
Megjithatë, moderatorja e “Hangover” dhe modelja, jo vetëm që panuan të përballen në Gjykatë me personin në fjalë, por edhe e kanë ashpërsuar përgjigjen ndaj tij, të vendosura për drejtësi.

Çështja e shumëpërfolur u mbyll sot në seancën e dytë të gjyqit. E kontaktuar nga intv.al, Roza tha se sapo kishte dalë nga seanca dhe shumë entuziaste tregoi se më në fund drejtësia u vendos. “Sapo dola nga Gjykata dhe gjyqin e fituam ne. Artan Zabeli nuk u paraqit fare dhe në mungesë të provave, Gjykata e mbylli çështjen në favorin tonë.”

“Megjithatë beteja vazhdon tani me prova të pakontestueshme nga ana jonë ndaj dyqanit “Tani” në Myslym Shyri”, shprehet Roza.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: