19:55

Hamdi Sailhi është i pamëshirshëm sonte në takimin kundër Kapfenberg. Pjesën e dytë e ka nisur si e para duke shënuar golin e katërt pë skuadrën e tij dhe 4-in personal.

19:15

Hamdi Salihi nuk po njeh kufi në kampionatin austriak me skuadrën e Neustadt që militon në katëgorinë e dytë. Bomberi shkodran ka realizuar tripletë në pjesën e parë në takimin që skuadra e tij po fiton kundër Kapfenberg me rezultatin 3-1.

33-vjeçari ka realizuar dy herë me penallti, në minutën e 10-të dhe të 29-ën, ndërsa në minutën e 20-të Salihi ndëshkoi miqtë pas një goditje këndi.

Pas 14 takimesh në kampionat, Salihi ka kapur shifrën e 13 golave.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb