ITALI- Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me 17 kg drogë. Mediat italiane raportojnë se shqiptari u kap teksa drejtonte mjetin tip ‘BMW’, ndërsa vlera e drogës që u kap ishte 150 mijë euro.

Shqiptari, i papunë, përfundoi në burg në Chieti, me akuza për posedim të drogës. 28-vjeçari banonte në Pescara, mbahej nën kontroll nga karabinierët.

Droga e sekuestruar, 9 marihuanë dhe 8 hashash, konsiderohet e një cilësie të mirë dhe ndoshta vjen nga rajoni i Ballkanit. Policia po heton lidhur me dokumentimin e plot të ngjarjes në fjalë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: