Çdokush që është përdorues i rregullt i autobusit, trenit apo metrosë, e ka parasysh shumë mirë sesa shtrenjtë mund të jetë ky shërbim, në fund të fundit jo dhe aq i rehatshëm. Sigurisht, pagesa e vogël nuk të bie në sy si fillim, por shpejt ajo kthehet në një shumë të madhe parash që duhet të shpenzosh rregullisht çdo muaj, nëse ke parashikuar të mbështetesh në transpostin publik.

Por, e para në botë, Estonia ka njoftuar që do të ofrojë një transport publik falas, duke bërë çdo shtet tjetër (dhe çmimet e tyre qesharake) të ndihet me turp.

Në një intervistë me Pop Up City, Allan Alakula, i cili është Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Talin, shpjegoi pse ishte e rëndësishme për vendasit të përfshiheshin në vendime të tilla politike.

Ai tha: “Një vendim për një projekt afatgjatë nuk duhet të merret vetëm nga këshilli i zgjedhur i tanishëm, por duhet të bllokohet politikisht duke kërkuar mbështetje nga publiku.

“Megjithëse një referendum vendor nuk është ligjërisht i detyrueshëm, mandati i votimit popullor është më i fortë se vetëm ai nga këshilli”.

Alakula shpjegoi se Parisi po konsideron gjithashtu futjen e transportit publik falas, kryesisht si një mënyrë për të reduktuar ndotjen në qendër të qytetit.

“Sapo një qytet i kësaj madhësie dhe shkalle të marrë hapin e parë, qytetet e tjera do ta ndjekin atë në mënyrë të pashmangshme. Nuk ka dyshim për këtë,” tha ai./Bota.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb