TIRANË- Në kohën kur gjithë politika është bërë “lëmsh” për shkak të akuzave të deputetit Tom Doshi dhe videos së dëshmitarit Durim Bami, në të cilën ky i fundit tregon për porosinë që ka marrë për të vrarë Doshin dhe Fufin, ka edhe nga ata që e kthejnë në parodi për të çdramatizuar situatën.

Aktori i humorit Besart Kallaku ka publikuar së fundmi një video, ku në rolin e Durim Bamit rrëfen “porositë” që ka marrë për të vrarë personazhe të shumta të jetës politike në vend. Besi thotë se për të vrarë Petrit Vasilin ka marrë porosi nga Ilir Beqaj, pasi ai është kundër testimit të mjekëve. Për kryeministrin Edi Rama thotë se është porosi e Angela Merkel, ndërsa për Koço Kokëdhimën thotë se kanë paguar nga 1 mln euro të gjithë deputetët socialistë vetëm për tua hequr qafe.

Videoja “Bes Kallaku – Dëshmia e një të penduari (Parodia e videos së Tom Doshit) ka marrë mijëra klikime në pak kohë. Madje videon e ka shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama, i cili është një prej emrave të përmendur nga “i penduari”

Ja transkripti:

Nga po vjen?

Isha në plazh.

Tani më thuaj pak për Petrit Vasilin ke marrë porosi?

Petrit Vasili është porosi e Ilir Beqjas, don me e vra ngaqë është kundra testimit të mjekëve.

Për Aldo Bumçin ke porosi?

Jo nuk marr porosi kshu për femra, nuk kam marrë ndonjëherë.

Po për Erion Veliajn?

Erion Veliaj mbaron me e vra Edi Rama, vetëm t’më vrasë ai thotë se e shtyp vetë butonin.

Për Dashamir Shehin ka porosi?

Dash Shehi është porosia e Arben Ristanit.

Pse?

Don me e vra Ben Ristani ngaqë i kishte pi teken e rakisë te lokali pa leje, prandaj.

Po për Ilir Beqajn ke?

Ilir Beqajn don me e vra Edmond Panariti.

Pse?

Ngaqe është falas.

Po për Arben Ahmetajn ke porosi?

Arben Ahmetaj më çmendi në telefon, thotë or vëlla a ka naj kërkesë me më vra kush mua, i them jo, pse mor më thotë kaq i parëndësishëm jam unë që s’don me më vra kush thotë.

Po Ylli Manjanin?

Manjani është porosi e Grida Dumës.

Pse?

Çështje konkurence se kush fol ma bukur.

Për Nasip Naçon ka porosi?

Nasip Naço është porosia e Elvis Cefës.

Pse?

Don me e vra Elvis Cefa se e ka heq nga puna nga KLD prandaj. Më ka dhan 200 mijë euro për atë punë.

Po për Ditmir Bushatin ka porosi?

Ditmir Bushatin don me e vra Arta Dade.

Pse?

Po i hangri shpirtin mor burrë, tha po se vrave t’i do ta vras unë.

Po për Damian Gjiknurin ka?

Damian Gjinkuri është porosia e Saimir Tahirit. Edhe Saimir Tahiri është porosia e Damian Gjinkurit.

Si do ja bësh?

Varet kush jep ma shumë.

Për Lefter Kokën ke porosi?

Jo s’më lë ‘Nari’ për këtë, me e kap këtë tender e kam kap vetë thotë.

Nard Ndoka të ka bërë porosi?

Nard Ndoka më ka bërë porosi për Sali Berishën.

Pse?

Du me e heq qafe thotë se du më i zënë vendin.

Sa janë paguar për Koço Kokëdhimën?

Për Koço Kokëdhimën janë paguar 65 milionë euro.

Pse kaq shumë?

Kanë shti të gjithë deputetët e PS nga 1 milionë euro veç na e hiq qafe, kanë thënë.

Po për Taulant Ballën ka porosi?

Taulant Balla mesa kam marrë vesh nuk më kanë thënë gjë mu, po n.q. s’ka ndryshime në qeveri ka për të vrarë veten.

Po për “Baba Takun” merr porosi ti?

Mos mar burrë…

Pse?

Unë i kam frikë vetë atij, jo më për tjerët.

Po për Edi Ramën ke porosi?

Edi Rama është porosia e Angela Merkel.

Pse?

Për motive të dobëta.

Po për Sali Berishën merr porosi ti?

N’botë… i kam hangër bukën atij robi.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: