Ish-i përndjekuri politik, Lekë Frroku thotë në një intervistë me poetin Agron Tufa se ai ka parë edhe deputetin demokrat, Ridvan Bode me fotografinë e Enver Hoxhës. Për më shumë, lexoni pjesë nga intervista të risjellë nga GSH.al.

– Çfarë interesi mund të ketë z. Nishani kur përbalt figurën e vuajtur të Visar Zhitit?
Frroku: Në vitin 1991 unë e kam parë disa herë në televizor, jo vetëm Nishanin, por edhe Ridvan Boden, me fotografi të Enver Hoxhës. Është, ndoshta e kaluara e tyre si ish-enveristë, që nuk i lë të qetë dhe kanë një xhelozi ndaj figurave qëndrestare të burgjeve komuniste. Ata duan të përlyejnë gjithçka.

– Me që ra fjala, si jeni ndjerë ju më 11 prill, kur vdiq diktatori Enver Hoxha?
Frroku: 11 prilli i vitit 1985 ka qenë dita më e lumtur e jetës sime. Popullit shqiptar iu hoq qafe diktatori më gjakatar e më i urryer që ka parë njerëzimi. Nga gëzimi i madh e i papërmbajtshëm që kisha, nuk u kujdesa që ta fshihja, sa rashë në sy të policisë duke festuar. Policia më arrestoi dhe nga 11 prilli deri më 11 maj më mbajti të izoluar në birucë.

Bisedën e plotë mund ta lexoni në Gsh.al duke klikuar në linkun http://www.gsh.al/2017/03/28/i-perndjekuri-jo-vetem-nishanin-kam-pare-edhe-ridvan-boden-me-foton-e-enverit/ 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb