Një i ri që vendosi të merrte pjesë në një aventurë me një grup ekploruesish në xhunglën e Amazonës është tronditur nga ajo që i ndodhi. Maykool Coroseo Asuna duke shëtitur nëpër xhungël humbi papritmas kontaktin me grupin. 25-vjeçari ishte larguar për pak nga vendi ku ishte kampi, por më pas nuk ka mundur të gjejë grupin dhe për pasojë humbi.Ai thotë se ishin majmunët ata që e shpëtuan, sepse përndryshe nuk do të ishte më gjallë.

“Mbijetova falë majmunëve që më gjuanin me pemë të ndryshme dhe më dërguan tek burimi i ujit. Ishin bashkëpunues dhe nuk më linin vetëm. Hoqa këpucët, hodha telefonin dhe ndriçuesin e vogël. Nuk e di pse ndjehesha më mirë pa to. Ishte eksperiencë e vështirë që pati përfundim të mirë,” ka thënë Asuna.

Gjatë kohës që ka qenë i humbur, ai është sulmuar nga shumë insekte, por ka mundur të mbijetojë. Tani këtë do ta mbajë mend si eksperienca më e bukur e jetës së tij.

https://www.youtube.com/watch?v=Dr7jpMru5mM

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb