Milani ka shpallur listën me lojtarët e grumbulluar për ndeshjen e kthimit me Shkëndijën e Tetovës e cila do të luhet të enjten në stadiumin e Shkupit, Maqedoni.

Montella duke parë rezultatin e ndeshjes së parë ku fitoi thellë 6-0, ka zgjedhur që të t’i lërë në Milano disa prej yjeve të ekipit. Në Shkup nuk kanë fluturuar emra të rëndësishëm si Gianluigi Donnaruma, Mateo Musacchio dhe Hakan Calhanoglu, ndërsa është ftuar për herë të parë këtë sezon Alessio Romagnoli.

Lista e plotë me lojtarët e ftuar: A. Donnarumma, Guarnone, Storari, Abate, Antonelli, Bonucci, Calabria, Gabbia, Gomez, Romagnoli, Zapata, Kessie, Locatelli, Mauri, Torrasi, Zanellato, Borini, Cutrone, Andre Silva, Suso.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb