Sokol Cikalleshi ishte vendimtar në fitoren e djeshme që ekipi i tij, Akhisar, mori kundër Bashakshehir. Sulmuesi kavajas që hyri në lojë si zëvendësues në të 83 minutë, realizoi para pak përfundimit të ndeshjes pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij që në janar e huazoi tek Akhisar. Por në lidhje me golin ai është shprehur se nuk ishte një hakmarrje.

“Të them të drejtën unë ndjehem lojtar i Akhisar në këto momente edhe pse jam 6 muaj huazim këtu. Jam shumë i lumtur që arritëm të merrnim tre pikët se ishte ndeshje shumë e rëndësishme për ne se me këtë fitore u stabilizuam në mesin e tabelës.

Jam i lumtur që realizova në minutën e fundit edhe pse ishte ndeshje përballë Bashakshehir dhe me 50% i humbi shanset për titullin kampion. Por ky është futbolli”, u shpreh futbollisti për “SuperSport”.

“Për vendimin që mori Bashakshehir, apo bashkë, nuk mund të flas në këto momente, se koha do ta tregojë. Mund të them që ishte një ndeshje ku shumë gjëra u treguan. Por me golin që realizova nuk ishte hakmarrje, nuk ec me gjëra të tilla.
sokol-470x247
Duke pasur një periudhë jo të mirë atje, edhe motivimi dhe karriera ime pati pak rënie por me ardhjen te Akhisar gjërat ndryshuan”, deklaroi sulmuesi i përfaqësueses shqiptare të cilin duket se po e tërheq ideja për të vazhduar në radhët e kësaj skuadre edhe në sezonin e ardhshëm.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb