Teuta dhe Partizani ndanë sot nga një pikë pasi në ndeshjen e luajtur në “Niko Dovana” rezultati u mbyll me shifrat 1-1. Gjithsesi deri në minutat e fundit të lojës, ekzaktësisht në të 96, Partizani ishte në avantazh, por një gol i portierit Shpëtim Moçka i hoqi fitoren të kuqve.

Në intervistën pas ndeshjesh Moçka tregoi për gazetarët përse ky gol është më i rëndësishmi që ai ka realizuar.

A të shkonte ndër mëndje të shënoje sot?

Nuk e kisha menduar që loja do të shkonte në këtë mënyrë, por jam i kënaqur qe me golin tim i dhurova 1 pikë Teutës.

Ke shënuar tre gola në karrierë. Cili prej tyre ka qenë më me vlerë për ty?

Është i veçantë sepse e kam shënuar me kokë dhe është i rëndësishëm për ekipin e Teutës. Dy gola te tjerë i kam shënuar nga penalltia.

A kishte faull te goli juaj?

Nuk kam vendosur duart, vetëm kam bërë trehapshin dhe kam shënuar.

Më mirë të presësh një gol të rëndësishëm apo të shënosh një?

Më mirë është të presësh një penallti të rëndësishme.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb