Léandre Tawamba, futbollisti i Partizani të Beogradit, pas ndeshjes kundër Skënderbeut ku edhe shënoi, e quan hakmarrje golin e shënuar në portën e skuadrës shqiptare.

“Doja shumë të shënoja një gol dhe isha i motivuar maksimalisht përpara ndeshjes. Në Shqipëri duhet të kisha shënuar, por nuk ia dola. Goli që shënova ishte si një lloj hakmarrjeje.

Jam shumë i lumtur sepse tani kemi shumë shanse për t’u kualifikuar. Mora vesh menjëherë që Joung Boys humbi me Dinamon e Kievit dhe kjo gjë Tawamba e bën të lumtur. Jemi të dytët në grup dhe duhet ta ruajmë këtë vend.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb