Sulmuesi nga Kameruni, Tavamba ishte autori i golit të dytë për Partizanin e Beogradit kundër Skënderbeut. Ai u shpreh pas ndeshjes për mediat serbe se realizimi i tij sot ishte një lloj hakmarrjeje ndaj korçarëve, pasi kishte humbur një rast të ‘artë’ në sfidën e parë në “Elbasan Arena”.

“Jam shumë i lumtur. Ishim përgatitur për këtë takim prej kohësh. Ishim pak të zhgënjyer me rezultatin në Shqipëri (0-0), por sot kemi fituar tri pikë dhe e gjithë skuadra është e kënaqur.

Kemi treguar karakter dhe cilësi. Shpresoj që do të vazhdojmë në këtë mënyrë. Kam pasur një dëshirë të madhe për të shënuar, sepse humba një rast të ‘artë’ në ndeshjen e parë kundër Skënderbeut.

Në një farë mënyre, goli im sot ishte një hakmarrje për mua dhe për këtë dua të falënderoj Ozegoviç, i cili vendosi të më pasonte topin. Treguam solidaritet. Ky ishte rezultati që donim “, tha sulmuesi nga Kameruni, Tavamba.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb