Është filmuar duke u larguar me veturë nga një zonë ku ndalohet parkimi, dhe mbi fshesat e xhamit kishte të vendosur një biletë të falsifikuar.

Dhe kështu kishte shmangur dënimet e vërteta, pasi policët vetëm datën e verifikonin, për t’u siguruar nëse është në rregull.

Por, edhe nëse ndonjë polic do ta zinte me “presh në dorë” dhe të zbulonte se bëhej fjalë për biletë të falsifikuar, ajo arsyetohej se ka qenë viktimë e ndonjë shakaje.

Kjo metodë i “funksionoi” derisa e filmuan. Nuk dihet se për sa kohë i ka shmangur biletave për parkime ilegale. Por, gjithçka u zbuluar kur parkoi para veturës së policisë që kishte të instaluara kamera. Ajo pasi doli nga vetura, vendosi në fshesa një biletë të falsifikuar, shkruan tg.

Megjithatë, mashtrimit të saj i erdhi fundit kur në ato momente u shfaq polici që konfirmoi se bileta ishte falsifikuar. Gruaja fillimisht mohonte akuzat, por kur i treguan pamjet u step.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb