Njeriu që kishte në pronësi klubin e Portsmouth për gjashtë javë në 2009 është dënuar me 5 vite burgim në një burg të Emiratet e Bashkuara Arabe pasi i kishte vjedhur 5 milionë euro gruas për të bërë blerjen e klubit.

Ai dhe një bashkëpunëtor kanë vjedhur paratë e përdorura për blerjen e Portsmouth nga Sach Gaydamak, me Al Fahim që më pas ia shiti klubin Ali Al Faraj.

Prokuroria tha se gruaja e Al Fahim zbuloi se i mungonin paratë pasi priste një shumë të madhe parash nga një çështje interesi.

Gjatë kohës kur pronar i klubit të futbollit ishte Al Fahim, Porthsmouth ishte në Premier League por klubi gjithashtu kishte probleme financiare dhe vuante për të paguar lojtarët dhe stafin, shkruan telesport.

Që nga ajo kohë klubi ka pasur shtatë pronarë të tjerë dhe ka rënë tre herë nga kategoria. Këtë sezon luan në League 1, kategoria e tretë angleze.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb