KORCE- Një automjet është djegur gjatë natës në një fshat të Korçës. Ngjarja ndodhi në orën 2:00 të mëngjesit në fshatin Belorta. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip ‘Audi’ që iu vu zjarri është në pronësi të shtetasit me inicialet D.Duro, 26 vjeç, emigrant në Greqi.

Nëna e të riut, Lindita Duro në një prononcim për gazetaren Iris Rezhda, të siguruar për ‘BalkanWeb’ se djali dhe familja e saj nuk kanë probleme me askënd. Gruaja tha se autorët kishin vjedhur brenda në makinë 1000 euro, pasaportën greke të djalit të saj dhe një telefon dhe më pas i kanë vënë zjarrin, për të humbur gjurmët.

“Kërkoj të zbardhet sa më shpejt. Në të kundërt do i gjej vet autorët dhe do i djeg siç me dogjën makinën e djalit.”, tha Lindita Duro. ‘BalkanWeb’ mëson se vetëm mbrëmë në fshatin Belorta kanë ndodhur 4 vjedhje, ku përveç makinës që iu flaka, një tjetër u vodh bashkë dhe me dy shtëpi.

Informacion paraprak
Më datë 19.04.2018, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Belorta, ka rënë zjarr në mjetin tip “Audi”, me targë IBI 4224, në pronësi të shtetasit D.D, 26 vjeç (emigrant në Greqi) i cili ishte parkuar në afërsi të banesës së tij.

Nga të dhënat e para, si edhe ekspertiza e kryer në vendngjarje, dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
makina 4

makina 3

makina 44

makina 5

makina 1
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: