Testi i parë që u përball me iPhone 8 përbënte gërvishtjen e ekranit të saj me një objekt metalik të vogël. Siç mund ta shohim, ekrani i telefonit të Apple pësoi çarje të vogla dhe pothuajse të padukshme.

Një përdorues në YouTube, i njohur për testimin e fuqisë së telefonave të ndryshëm, vendosi të testonte iPhone 8, telefoni më i ri i Apple dhe ndezi një çakmak pranë ekranit të tij duke shkaktuar diçka të papritur.

iPhone 8 iu nënshtrua disa testeve të rezistencës për të testuar qëndrueshmërinë e telefonit të ri të Apple.
Testi i dytë përbëhej nga gërvishtja me një thikë të vogël në butonin “Home”, lenten e kamerës dhe logon e iPhone 8, në të gjitha këto teste telefoni i ri i Apple nuk duroi shumë.

Testi i fundit i kësaj videoje të veçantë është që të sjellë zjarrin e një çakmaku në ekranin e iPhone 8. Siç mund të shohim, pas disa sekondave një seksion i vogël i ekranit kthehet i zi; megjithatë, gjithçka korrigjohet shpejt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: