Zlatan Ibrahimovic u dëmtua më 20 prill të këtij viti në ndeshjen e Europa League kundër Anderlechtit, she sipas stafit mjekësorë ai duhet të qëndronte së paku 1 vit larg fushave.

Suedezi u rikthye në fushë fundjavën që shkoi në ndeshjen e Premier League, ndërsa në gara europiane ndodhi të mërkurën mbrëma, kur luajti 25 minutat e fundit për Manchester Unitedin kundër Baselit.

Sa shpejt u rikuperua nga dëmtimi, ai i befasoi edhe mjekët me rikthimin 7 muaj pasi këputi ligamentin, por përveç kësaj të mërkurën ai theu një tjetër rekord.

Ibrahimovic u bë lojtari i parë në historinë e futbollit që është paraqitur në Champions League për 7 ekipe të ndryshme. Përveç ekipit anglez, në garën më prestigjioze të klubeve ai ka luajtur edhe për PSG, Barcelonën, AC Milan, Inter, Juventus dhe Ajax.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb