TIRANË- Drejtori i Programit  ICITAP Steve Bennett i ka dhuruar sot 460 libra bibliotekës së Akademisë së Sigurisë. Libra e dhuruar janë me përmbajtje policore dhe artistike.

Drejtori i kësaj akademie Bilbil Mema, ka falënderuar Bennet për dhurimin e librave për bibliotekën, duke e pasuar më tej këtë bibliotekë, e cila së fundi është rikonstruktuar dhe ristrukturuar duke u kthyer vërtet në një sallë leximi  për të gjithë punonjësit e policisë së Shtetit.

Njëkohësisht Mema, ka vlerësuar kontributin dhe mbështetjen në vijimësi të dhënë nga Programi ICITAP  dhe në veçanti nga këshilltarja e ICITAP pranë Akademisë së Sigurisë.

Bennett, ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm mes Akademisë së Sigurisë dhe ICITAP, si dhe ka vlerësuar faktin që Biblioteka është vendosur në parametrat që kërkon koha, për të qenë vërtet një sallë çlodhëse dhe edukative.

“Jam i lumtur që shumica prej jush jeni anglisht folës, por e rëndësishme për ju është të  mbushni mendjen tuaj me studimet për policinë për detyrën që do kryeni dhe kur të keni kohë, mund të lexoni e zgjeroni njohuritë tuaj edhe nëpërmjet këtyre librave”, tha Bennett.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb