TIRANE – Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi iu përgjigj kritikëve për marrëveshjen e koalicionit me qeverisjen e majtë. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Idrizi theksoi se çështjet kombëtare, siç është çështja çame, nuk mund të jenë në opozitë. Duke shprehur pakënaqësi për mosmbushje të marrëveshjes me koalicionin qeverisës, Idrizi tha se marrëveshja nuk është plotësuar në asnjë përqind të saj.

“Pse jemi në pozitë. Çështjet kombëtare nuk mund të jenë në opozitë. A|to mund të jenë në opozitë me një qeveri antishqiptare. Çështja çame progreson vetëm kur fytyrës së shtetit shqiptar ne i japim forcën e tragjedisë sonë. Për ata që kanë merak dhe që japin përdit ndonjë zë për ndonjë drejtori, ju them që marrëveshja nuk është plotësuar në asnjë përqind të saj. Nuk jemi derivat e asnjë force politike. Kemi një kauzë të drejtë përbashkuese për të gjithë shqiptarët. Kemi ditur të tregojmë se humbjen e kthejmë në forcë dhe krenari.”- deklaroi Idrizi.

Lidhur me deklaratat e ministrit të jashtëm grek, kreu i PDIU-së tha se Niko Kotzias kërcënoi të gjithë shqiptarët. PDIU propozon që për ligjin e luftës, Shqipëria ti drejtohet ministerialit të NATO-s.

“Jemi dy vende të NATO-s, por me një ligj luftë në mes, është absurde.”- deklaroi Idrizi.

Lidhur me reagimet e Greqisë për çështjen çame, Idrizi tha: Ne nuk jemi antigrekë, dëshirojmë të kthehemi në Çamëri në paqe. Por fatkeqësisht na rezulton se jo populli, por grekët politikanë janë antiçamë. Ne do të vazhdojmë rrugën tonë sepse kemi të drejtën me vete, e cila së fundi u lartësua edhe nga Brukseli.”
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: