TIRANE– Kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj force politike, ku ka pranuar se klasa politike ndodhet në një krizë. Sipas Idrizit kriza nuk është vetëm tek çadra ku po zhvillon protestën opozita, por edhe në Parlament aty ku është bllokuar reforma në drejtësi. Kreu i PDIU tha se kriza mund të kalohet me bashkëpunim dhe dialog duke kaluar proceset e reformës.

“Ju ftoj të bashkoheni me PDIU për forcimin e demokratizmit të vendit. Këtë krizë nuk mund të bëjmë sikur nuk e shohim. Kuvendi i Shqipërisë, e dini shumë mirë që ka krizë, pasi është bllokuar reforma në drejtësi. Nuk merrem me retorikë kush e ka bllokuar. Sipas PDIU kriza politike kalohet duke u bashkuar dhe kaluar reformën në drejtësi. Besojmë se kjo reformë dhe pasojat e saj do jenë pozitive. Nuk është e vërtetë që kjo reformë ka të bëjë vetëm me sistemin e drejtësisë, por me gjithë sistemin politik. Unë propozoj që të gjenden përpjekjet për të dalë nga kjo krizë. Jemi gati të ulemi me këdo që të çojmë para këtë reformë. Nuk kemi treguar se ne dimë të kalojmë krizat politike. Nuk di si do zgjidhet kjo krizë.”- tha Shpëtim Idrizi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: