TIRANE– “Ora e bardhë për Çamërinë!” Kështu e ka cilësuar kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi momentin kur u publikua lajmi se Komisioni Europian njohu çështjen çame, si dhe paketën e qeverisë shqiptare për çështjet që rezultojnë ende të hapura me Greqinë.

Në një deklaratë për mediat, Idrizi thekson se ky është një moment me rëndësi për Çamërinë.

“Lajm i madh erdhi, ora e bardhë për Çamërinë dhe padrejtësitë shekullore sapo trokiti….

Komisioneri Hahn i kërkon zyrtarisht Greqisë të trajtojë çështjen çame në kuadër të axhendës së çështjeve të pazgjidhura mes dy vendeve.
Kam përsëritur pa u lodhur se çështja çame është aq afër sa ne punojmë çdo ditë.

Një punë e palodhur, sakrifica dhe dashuri për kauzën tonë të rikthimit të dinjitetit të popullsisë martire çame sot solli futjen zyrtare të çështjes ne axhendën zyrtare të BE.
Faleminderit të gjithëve. Fitorja jonë e radhës. Ne nuk do harrojmë kurrë!!”, shprehet Idrizi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb