Sinan Idrizi, numri 1 i klubit të Flamurtarit ka paditur sot në gjykatë kreun e FSHF-së, Aramdo Dukën, për shoqatat e paregjistruara të Asemblesë Zgjedhore që kanë votuar dhe pritet të votojnë për presidentin e ri të federatës më 7 shkurt.

Pak orë pas kësaj ngjarje është klubi i Flamurtarit i cili me një status në rrjetet sociale njofton se një tjetër skandal do të bëhet publik, madje shton se po piqet dhe po pret urdhrin. Nga mënyra e të shkruarit ai duket si një kërcënim.

Statusi i Flamurtarit

flamurtari
Skandali i rradhes eshte ne furre po piqet ndersa VIDEO eshte gati po pret urdhrin.

Me fakte te shkruara e zeza mbi te bardhe miliona euro,gjaku dhe djersa e femijeve te Shqiperise i marre peng,baste e shitje ndeshjesh ne Azi keto dhe jo vetem NE VAZHDIM…

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb