TIRANË – Ndërtimi i Unazës së Madhe në kryeqytet ka lënë jo vetëm pa shtëpi, por edhe pa asnjë zgjidhje, 30 familje në Selitë dhe Shkozë, që nuk kanë pasur banesa të legalizuara. Pikërisht problemi i tyre tepër shqetësues u trajtua sot në emisionin “Njerëz në fokus” të gazetares Ola Bruko.

Në studio ishin ftuar katër zyrtarë të shtetit që kanë dhënë sqarime:

1.Abedin Muço, Përgjegjës Sektori i Topologjisë, ARRSH
2.Paulin Rajta, Drejtor i ALUIZNI-t Tiranë
3.Arben Gjoleka, Përfaqësues i Avokatit të Popullit
4.Doris Andoni, Drejtore e Entit Kombëtar të Banesave

Paulin Rajta, drejtori i ALUIZNI-t Tiranë tha se ata që kanë shtëpi me leje ndërtuar para vitit 1991, do të shpronësohen, kanë mundësi ta regjistrojnë pronën, kurse ata që nuk përfitojnë, do të trajtohen me qera dyvjeçare. “Edhe qeraja është një lloj dëmshpërblimi; zgjidhje e përkohshme”, tha ai. Kurse përfaqësuesi i AP-së, Arben Gjoleka, propozoi në fund, kur nuk kishte zgjidhje të tjera më të favorshme, që familjet rome të trajtoheshin si fillim me strehim alternativ.

Ç’ka spikati në debat është përfshirja nga telefoni e Avokatit të Popullit Igli Totozani, i cili ka kundërshtuar e debatuar në veçanti me Drejtoren e Entit të Banesave, Doris Andonin, e cila tha se këto familje, përfshirë edhe familjet rome, do të marrin para në dorë nga shteti për të paguar shtëpi me qera për 2 vjet.

“Këtu kemi një problem tjetër të madh, që mundohen ta tejkalojnë, – tha Totozani. – Ka një rekomandim të AP-së që ne kemi tre vjet që e kemi bërë për romët: strehimin, arsimimin dhe regjistrimin në gjendjen civile. Romët nuk mund të përfitojnë nga legjislacioni për banesa sociale. Për ta ekziston një barazi formale, por jo thelbësore. Romët s’mund të konkurojnë njëlloj si qytetarët e tjerë, ndaj ne kërkojmë banesa të përhershme. Edhe sikur të ndodhë që pas dy vjetësh të flitet për banesa, sërish duhet ndryshuar ligji që romët të plotësojnë kriteret. Znj.Andoni e di që romët nuk mund të plotësojnë asnjë kriter. Nëse ata nuk konsiderohen një grup në rrisk, nëse ata nuk përfitojnë në mënyrë të arsyeshme, problemi i tyre do të mbetet i pazgjidhur,”- nguli këmbë Totozani.

Qendrimi i AP-së u mbështet menjëherë nga Bashkia e Tiranës; përfaqësues të saj, nëpërmjet telefonit reaguan menjëherë ndaj deklaratave të znj.Andoni dhe e konsideruan problemin të pazgjidhur për shkak të paaftësisë së Qeverisë.

BANORET, PROBLEME JURIDIKE SPECIFIKE, ROMET NE SITUATEN ME KRITIKE

Banorë romë të Selitës thanë për “News 24” se janë lënë në mëshirë të fatit nga shteti, që nuk i ka dëmshpërblyer për shtëpitë. Një nënë e re rome me tre fëmijë tregoi se vajza 8-vjeçe e ka me dëshirë shkollën dhe pavarësisht se rome, ajo duhej mbajtur pastër e dërguar e larë në shkollë. Por, në kushtet kur do të hidhen në rrugë, natyrisht që vajza është e detyruar ta braktisë shkollën. “Ndaj mos thoni më romët kështu e ashtu…Ne kemi nevojë për kushte që të jetojmë si njerëz,” tha nëna.

Një tjetër banore rome e Selitës shpjegoi qartë dhe me një fjalor të pasur se pavarësisht se “romë, kam tre djem të bukur, të rregullt, të pastër, po që nuk kanë punë. Ne detyrohemi të mbledhim kanaçe. Njerëzit pinë ujë të pastër, kurse ne mbledhim kanaçet e tyre për të jetuar. Me 30 mijë lekë në muaj, të vjetra, ne as bukë thatë nuk hamë dot. Sikur të kishim një punë, që nuk na e afruan kurrë, në 18 vjet, kur na i kanë djegur edhe 3 herë barakat, çfarë presin nga ne të bëjmë?!”

Banorët që kanë këto probleme janë përfaqësuar nga avokati Dorian Matlia, i cili tha se “kemi kërkuar pezullimin e procesit.”

Por, a ka zgjidhje? Cila është zgjidhja? Ja disa nga prononcimet e zyrtarëve.

PAULIN RAJTA, DREJTOR I ALUIZNI-t TIRANE

“Nëse do t’ju referoheshim ligjit të legalizimit që ishte, duhej që gjithsesili duhej të plotësonte një deklaratë që pranonte zbatimin e Planit Rregullues. Në ligj thuhet se nuk legalizohen ata që cenojnë projetin. Kjo, po t’i qëndrojmë strikt ligjit, nuk do të thotë që nuk kemi menduar. Ne jemi munduar që përveç zbatimit të ligjit, të gjejmë zgjidhje konkrtete për ta. Deri tani janë 180 pasuri që preken nga Unaza e Madhe. Nga këto, 76 janë bërë VKM e shpronësimit dhe janë përfshirë. Nga këto 46 kanë plaikuar për legalizim dhe 24 nuk kanë aplikuar fare për legalizimin objekti. Komuniteti rom janë 45 familje në Selitë nga të cilat një pjesë objekte para 91-it dhe të tjerët, pas ’91-it. Ne po presim që këto të regjistrohen nga zyrën e regjistrimit tiranë të regjistrohem e të përfshihen në VKM. Pavarësisht se kemi nga ata që s’kanë deklaruar, po mendojmë që të sigurojmë një strehim duke paguar qeranë për 2 vjet. Këto janë tani për tani, masat që po merren.”

ABEDIN MUÇO, PERGJEGJES SEKTORI I TIPOLOGJISE, ARRSH

“Dihet rëndësia e objektit, që është e madhe dhe aty problemet ndërthuren si të pronësive, edhe sociale. Duhet të shpreh që ARRSH-ja për këtë segment ka nisur punën para dy vjetësh duke kryer vlerësimet direkte dhe për banesat që ishin në legalizime. VKM-ja 122 e dt. 5 mars 2014 ka përfshirë 76 objekte, ndërsa 15 dhjetor 2014 janë trajtuar edhe disa objekte të tjera në Selitë, nga Komuna e Parisit deri tek rruga e Kavajës. Ndryshimet e projektit duhet të kenë arsye të forta: ana ekonomike ose përmirësohet gjeometria e rrugës. Projekti është aprovuar në të gjitha hallkat, tani është në proces zbatimi.”

DORIS ANDONI, DREJTORE E ENTIT KOMBETAR TE BANESAVE

“Është e njëjta procedurë që u ndoq edhe në Vlorë, në rrugën Trans-Ballkanike. U jepen paratë në dorë për banesën që ata e zgjedhin vetë si më të përshtatshme. Ne kemi evidentuar derë më derë, jo objektet, por familjet. Ndryshe nga ARRSH-ja që ka llogaritur objektet, ne kemi llogaritur qeranë në bazë të frymëve me qëllim që të gjejnë një banesë të përshtatshme. Kemi bërë një evidentim të rasteve më të vështira, atyre me probleme të vështira dhe ua kemi adresuar Bashkisë së Tiranës që ka mbi 300 banesa të Entit ende pa ndarë. Disa raste ekstreme ne do të kërkojmë që t’i përfshijë edhe në këto lista. Në rang republike, numri i të pastrehëvë është 36-38 mijë familje që kanë aplikuar pranë bashkive. Por ky nuk është numri real, se mund të ketë familje që s’kanë pasur informacion.”

OLA BRUKO

Por, bashkia thotë se këto familje i kanë refuzuar banesat sociale…Ndërkohë, problemi shtrohet njesoj edhe për banorët e lagjes “Kushtrimi” në Vlorë, që janë prekur nga ndërtimi i rrugës Trans-Ballkanike. Ata thanë se as nuk janë pritur nga Drejtorja Juridike e Bashkisë Vlorë, znj.Anila Cukani dhe kanë pritur një reagim në studion e “News 24”.

DORIS ANDONI, DREJTORE E ENTIT KOMBETAR TE BANESAVE

“Nuk mund të komentoj këtë, sepse nuk kam qënë në atë takim. Gjithsesi, ne po përpiqemi që t’u sigurojmë një banesë më pas.”

ARBEN GJOLEKA, PERFAQESUES I AVOKATIT TE POPULLIT

“Z.Totozani, për shkak të mprehtësisë së kësaj çështjeje, e ka vizituar vetë zonën dhe familjet. Familjet në fakt ndodhen në situata të ndryshme juridike. Për familjet që kanë banesa të para ’91 –it i janë drejtuar ALUIZNI-it nga padija dhe kanë marrë ëprgjigje negative pa iu dhënë përgjigje pse. Në një raport ne përmblodhëm të gjitha situatat juridike në zonën e Selitës, ku ka dhe të komunitetit rom. Vetëm në nëntor 90 subjekte i janë drejtuar AP-së. Sot unë po dëgjoj që disa prej këtyre banorëve kanë kërkuar legalizim të banesës të ndërtuar në vitet ’94-96.”

DORIS ANDONI, DREJTORE E ENTIT KOMBETAR TE BANESAVE

Zgjidhja aktuale është për dy vjet, kurse ajo që unë deklarova sot dhe nuk e kam shprehur më përpara është se përderisa diçka nuk është akoma e sigurt pas dy vjetësh dhe ne po punojmë që të realizojmë dy investime në Tiranë. Unë kam takuar vetë atje një përfaqësues të komunitetit rom atje në zonë që ishte shumë i informuar. Madje, edhe për të evidentuar rastet më ekstreme, për t’ia adresuar Bashkisë së Tiranës, ishin në dijeni.

AKTIVISTJA

Sa për programet sociale të strehimit, banorët romë nuk kanë mundësi për të aplikuar dhe përfituar. Janë më shumë se 10 vjet që programet e strehimi social nuk kanë funksionuar.

AV.DORIAN MATLIA

“Do të thoja që edhe personat që janë përfaqësues të shtetit, e kanë të kufizuar kuadrin ligjor dhe nuk mund të dalin jashtë tyre. Mirë do të ishte një përfaqësues i Ministrisë së Mirëqënies Sociale, Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Ministrisë së Integrimit. Duhet të shikohet plotësisht rasti i dëbimeve me forcë, sepse nuk ka një ligj të tillë dhe kjo është thënë në takim të qeveritarëve shqiptarë me z.Sequi. Po ashtu, duhet që Ministria e Zhvillimit Urban që t’u sigurojë banesa alternativa derisa t’u japë strehimin final dhe të rishikohet edhe ligji për shpronësimet, që nuk njeh shpronësimin e banesave me materiale inerte si dërrasa. Se këto shembje u bënë problem në Bullgari. Por ato detyrime që Qeveria ka përballë BE-së, nuk po bëhet realitet. Pra, VKM-të janë shumë prapa realitetit, se duhet të merren parasysh Kushtetura e Konventat Ndërkombëtare.

NDËRHYN AVOKATI I POPULLIT, IGLI TOTOZANI

Në rastin konkret, kemi dy elementë kryesorë. Po përsëritet i njëjti fenomen me qytetarë romë. Ne kemi thënë edhe në rastet kur banorët romë largohen nga banesat që zgjidhja me qera të përkoshme nuk është zgjidhje për problemin e tyre, por duhet zgjidhje definitive, përfundimtare dhe që nuk ka ndodhur e nuk do të ndodhë përderisa shikohet mundësia që pas dy vjetësh të shihet si mundësi.
Dhe këtu kemi një problem tjetër të madh, që mundohen ta tejkalojnë. Ka një rekomandim të AP-së që ne kemi tre vjet që e kemi bërë për romët: strehimin, arsimimin dhe regjistrimin në gjendjen civile. Romët nuk mund të përfitojnë nga legjislacioni për banesa sociale. Për ta ekziston një barazi formale, por jo thelbësore. Romët s’mund të konkurojnë njëlloj si qytetarët e tjerë.
Ne kërkojmë banesa të përhershme. Edhe sikur të ndodhë që pas dy vjetësh të flitet për banesa, sërish duhet ndryshuar ligji që romët të plotësojnë kriteret. Znj.Andoni e di që romët nuk mund të plotësojnë asnjë kriter. Nëse ata nuk konsiderohen një grup në rrisk, nëse ata nuk konsiderohen që të përfitojnë në mënyrë të arsyeshme, problemi i tyre do të mbetet i pazgjidhur.

DORIS ANDONI, DREJTORE E ENTIT KOMBETAR TE BANESAVE

“Komuniteti rom nuk mund të konsiderohet i pafavorizuar. Është e vërtetë që e kanë pasur të vështirë, por jo për shkak të kritereve të shumta, por për shkak të programeve sociale të pakta. Ne kemi bashki të mëdha nga programet sociale të të cilave nuk kanë përfituar as kategoritë e tjera që të jenë përjashtuar romët.”

NDËRHYN AVOKATI I POPULLIT, IGLI TOTOZANI

Në rastin konkret, kemi dy elementë kryesorë. Po përsëritet i njëjti fenomen me qytetarë romë. Ne kemi thënë edhe në rastet kur banorët romë largohen nga banesat që zgjidhja me qera të përkoshme nuk është zgjidhje për problemin e tyre, por duhet zgjidhje definitive, përfundimtare dhe që nuk ka ndodhur e nuk do të ndodhë përderisa shikohet mundësia që pas dy vjetësh të shihet si mundësi. Dhe këtu kemi një problem tjetër të madh, që mundohen ta tejkalojnë. Ka një rekomandim të AP-së që ne kemi tre vjet që e kemi bërë për romët: strehimin, arsimimin dhe regjistrimin në gjendjen civile. Romët nuk mund të përfitojnë nga legjislacioni për banesa sociale. Për ta ekziston një barazi formale, por jo thelbësore. Romët s’mund të konkurojnë njëlloj si qytetarët e tjerë. Ne kërkojmë banesa të përhershme. Edhe sikur të ndodhë që pas dy vjetësh të flitet për banesa, sërish duhet ndryshuar ligji që romët të plotësojnë kriteret. Znj.Andoni e di që romët nuk mund të plotësojnë asnjë kriter. Nëse ata nuk konsiderohen një grup në rrisk, nëse ata nuk përfitojnë në mënyrë të arsyeshme, problemi i tyre do të mbetet i pazgjidhur.”

DORIS ANDONI, DREJTORE E ENTIT KOMBETAR TE BANESAVE

Komuniteti rom nuk mund të konsiderohet i pafavorizuar. Është e vërtetë që e kanë pasur të vështirë, por jo për shkak të kritereve të shumta, por për shkak të programeve sociale të pakta. Ne kemi bashki të mëdha nga programet sociale të të cilave nuk kanë përfituar as kategoritë e tjera që të jenë përjashtuar romët.

NDËRHYN AVOKATI I POPULLIT, IGLI TOTOZANI

Jam duke thënë diçka tjetër: Qytetarë romë si gjithë qytetarë e tjerë të Shqipërië janë të detyruar të plotësojnë të njëjtat kritere si qytetarët e tjerë të Shqipërisë. Për arsye të ndryshme, ata nuk mund t’i plotësojnë, ndaj është e domosdoshme që disa nga kriteret për qytetarët romë nuk mund të përfitojnë, të zvogëlohen, ndryshe parimi i barazisë në letër mbetet një parim në letër. Barazi formale ekziton, por jo barazia thelbësore. Çfarëdo që të bëjnë, ata nuk përfitojnë dot asgjë.”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb