POGRADEC- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, ku një grua e moshuar është gjetur e vdekur. Policia është njoftuar rreth orës 03:40 se në  lagjen nr. 1 në Pogradec, në afërsi të një pallati është gjetur i pajetë trupi i shtetases I.Ç., rreth 67 vjeçe, banuese në fshatin Starovë.

Sipas burimeve zyrtare, nga të dhënat e para dyshohet se kjo shtetase mund të jetë hedhur nga pallati, pasi nga këqyrja paraprake e trupit të së ndjerës, janë konstatuar dëmtime trupore dhe thyerje të gjymtyrëve të poshtme.

Në bazë të deklarimeve të marra nga bashkëshorti i saj shtetasi A.Ç., rezulton se shtetasja e mësipërme, vuante nga depresioni dhe ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme. Trupi i saj është dërguar në morgun e Spitalit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: