ELBASAN-Energjia elektrike është shkëputur mbrëmjen e sotme në urgjencën e qytetit të Elbasanit, ku pacientët prisnin me dhimbjen në trup, të vizitoheshin nga mjekët dhe infermierët që ndodheshin në krye të detyrës.

Qytetari që ka sjellë pamjet filmike pranë JOQ.al bën me dije se në atë moment në urgjencë ndodheshin rreth 10 fëmijë që prisnin të ekzaminoheshin nga mjekët roje dhe të gjithë kanë nisur të qajnë pasi janë prerë dritat.

Është një situatë aspak e zakontë dhe e patolerueshme, kundrejt së cilës kanë reaguar të pranishmit në këtë ambulancë, por të gjithë janë të pafuqishëm për të ndryshuar diçka.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: