Largimi i De Biazit nga drejtimi i kombëtares ka bërë që shumë bashkëpunëtorë, protagonistë dhe dashamirës, të shprehin falënderimet e tyre për personin që bëri të mundur realizimin e ëndrrës për përfaqësi në një kompeticion madhor siç ishte Europiani i Francës.

Ikja e italianit nga pankina e përfaqësesuses ka sjellë edhe reagimin e tyre që bëjn të mundur që në çdo vend ku shkon Kombëtarja të ndihet si në shtëpinë e tyre, “Tifozat Kuq e Zi.”

Reagimi i Tifozave Kuq e Zi
tifozat kuq e zi
Mirënjohje e falenderim për punën e jashtëzakonshme në krye të Kombëtares. Mirënjohje e falenderim për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të na takuar në çdo moment dhe në çdo vend. Lidhjen speciale që e krijove me tifozët shqiptarë ishte rezultat i respektit që ti dhe.

Ndër të rrallë trajnerë që kemi pasur ftesa për të na takuar dhe dëgjuar zërin e tifozëve.

“Tifozat Kuq e Zi” të urojnë shëndet dhe një karrierë të suksesshme.

Ti ishe njëri prej nesh! Faleminderit Gianni!

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb