TIRANE- Tre anëtarë të një familje në Tiranë kanë kundërshtuar vendimin e IKMT-së për prishjen e një muri rrethues pa leje. Rebelimi i tyre ka qenë aq i fuqishëm sa janë përleshur e kanë qëlluar me gurë mbi policinë. Pas këtyre akteve, 3 prej tyre janë arrestuar.

DEKLARATA E POLICISË
Më datë 02.12.2016, rreth orës 13:30, mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”, në rrugën “Faik Konica”, gjatë zbatimit të vendimit të I.K.M.T., Dega Tiranë, i datës 01.12.2016, për prishjen e një muri pa leje, në banesën e shtetasit Sokol Durma, ka pasur një konfrontim midis punonjësve të policisë së rendit, të cilët ishin vendosur aty për mbarëvajtjen e zbatimit të vendimit dhe disa shtetasve të cilët janë kundra këtij vendimi.

Këta shtetas kanë filluar duke hedhur gurë dhe mjete të tjera të forta në drejtim të Policisë, ku për pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë disa punonjës policie, të cilët morrën mjekimin e nevojshëm në S.Q.U.

Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për të bërë të mundur normalizimin e situatës dhe janë kundërshtuar me forcë duke bërë rezistenc si dhe penguar punonjësit në kryerjen e detyrës .Ndodhur në këto kushte pas verifikimeve u kryen veprimet e para proceduriale dhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

•Eni Spahiu , 26 vjeç, banues në Tiranë
•Noke Spahiu , 51 vjeç, banues në Tiranë
•Sokol Durma , 31 vjeç, banues në Tiranë

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi:

•Altin Durma , 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të rendit publik”, parashikuar nga Neni 242 i Kodit Penal.

Në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan materialet proceduriale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: