Futbollisti i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj ka qenë shpesh në fokus të mediave rozë për një lidhje të mundshme mes tij dhe prezantueses Ilda Bejleri.

Pikërisht kjo e fundit ka folur rreth këtyre thashethemeve në emisionin ‘Rudina’ ku është shprehur se me futbollistin ka marrëdhënie të mira dhe nuk janë të lidhur.

“Unë kam një raport shumë të mirë me Bekimin, por nëse unë dal me dikë, ose nëse festoj me dikë, bëhem patjetër e dashura e dikujt. Kjo nuk është e vërtetë. Me Bekimin kemi qenë te festa e “Digitalb”-it dhe, duke qenë se ai njihet si një njeri që shijon në maksimum muzikën thjesht kemi kërcyer”- ka thënë prezantuesja sportive.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb