Ndeshja e parë e Skënderbeut në “Europa League” kundër Dinamos së Kievit në Ukrainë nisi në mënyrë perfektë. Më korçarët tepër dinjitoz në fushën e lojës duke shënuar edhe një gol në përfundim të pjesës së parë.

Nëse takimi do të kishte përfunduar në ato çaste, klubi do të kishte përfituar 350 mijë euro si pasojë e bonuseve që “Uefa” i përcakton ekipeve në rast fitoreje në këtë fazë. Edhe lojtarët do të dilnin jo pak të kënaqur pasi premio e vendosur nga presidenti Ardian Takaj në rast triumfi ishte 100 mijë euro.

Të gjitha këto hipoteza apo dëshira ranë poshtë në pjesën e dytë. Aty ku Skënderbeu nuk arriti të mbronte rezultatin pasi vendasit realizuan 3 herë. Tani nuk mbetet gjë tjetër veçse të shpresohet nga klubi se kjo shifër do të bëhet realitet ndeshjen e ardhshme, në “Elbasan Arena” pas dy javësh kundër Yang Boys.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb