TIRANE-Në emisionin ‘Opinion’ kanë marrë vëmendje deklaratat e imamit Elvis Naçi. Naçi i ftuar në emision ka deklaruar se ato janë ligjërata që ai i mban para besimtarëve, dhe në video që qarkullon në rrjetet socile fjalët e tij janë shkëputur ndaj dhe mesazhi mund të jetë keqkuptuar.

“Joshja, aspekti fiziologjik është tepër i rëndësishëm në jetën në çift. Ajo që kam vënë re unë në komunikimin e përditshëm me njerëzit është se me kalimin e kohës lidhja kalon në monotoni. Sidomos pas lindjes së fëmijës. Prandaj fitnesi dhe zbukurimi i femres ndikojnë pozitivisht marrëdhënies në çift”, u shpreh Naçi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: