Nga Arben MALAJ
Zgjedhjet në Gjermani do të jenë në qendër të analizave jo pēr impaktin e tyre nē Gjermani por impaktin e tyre në Europë dhe ekonominë globale.
Macron fitoi zgjedhjet në Francë, Merkel rifitoi mandat të katërt nē Gjermani, por sëbashku ata kanë “fituar” përgjegjësinë për projektin europian, ose akoma nuk kane fituar suksesin e projektit europian. AfD futet per here te pare ne parlamentin gjerman dhe me nje perqindje pse jo befasuese. Ata kane qartesuar tre prioritetet e tyre.

1. Qendrimin kategorik ndaj emigranteve, qe eshte debati qe ju ka dhene mbeshtetjen me te madhe, dhe qe ndoshta eshte faktori kryesore per renien me 9% te partise se Kancelares Merkel.

Prioriteti i dyte i tyre eshte qendrimi radikal ndaj Islamit dhe prioriteti i trete eshte qendrimi kunder ndaj thellimit dhe zgjerimit te BE-se.

Te treja sebashku ata kane efekte negative ne zhvillimet europiane. Fatmiresisht AfD akoma nuk jane nje parti politike imponuese ne zhvillimet politike ne Gjermani dhe ne strukturat e vendim marrese te BE-se. Por kjo nuk duhet te zbeh aspak risqet potenciale qe vijne nga rritja e pabarazise, zbehja e kohezionit social dhe sidomos nga cenimi i lidershipit politik, i cili menaxhon me shume fitoret e zgjedhjevee se sa sfidat ne nivel europian dhe global,.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb