Një gol, goditja me kokë dhe syri i nxirë. Kjo e ndoqi Jamie Vardy-n dje në ndeshjen me Lituaninë e fituar 2-0 në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës Rusi “2018”.

Futbollisti kryesor i Leicester City zëvendësoi Jermain Defoe dhe bëri një paraqitje impresionuese, dhe nuk po flasim për golin.


Fillimisht sulmuesi i “Tre Luanëve” reagon çuditshëm pas një rasti të humbur duke goditur fushën me kokë dhe siç duket nga pamjet është një goditje shumë e fortë, por koka e Vardy-t duket se është mësuar me të tilla goditje.

Futja e tij në lojë si zëvendësues u komentua nga të gjithë, më shumë jo për lëvizjen taktike të trajnerit, por për syrin e nxirë të sulmuesit. Shumë nuk nguruan të thonin se ai kishte bërë ‘makeup’ për të rënë në sy.

Por falë Rehbekas, gruas së tij, është zbuluar edhe arsyeja e syrit të nxirë.

Rehbeka në një postin në “twitter” zbuloi se Vardy kishte marrë një goditje me top, por kishte edhe nga ata që nuk e besuan duke ia kthyer, ‘kush e goditi Vardy-n atëherë?”

Duket se më shumë se për golin e shënuar, Vardy në takimin e luajtur dje do mbahet mend për mënyrën e reagimit si dhe syrin e nxirë. Gjithsesi ai e kreu më së miri detyrën duke kontribuar në fitoren e britanikëve të cilët udhëheqin të qetë grupin F me 13 pikë.

England's Jamie Vardy scores his side's second goal of the game during the World Cup Qualifying match at Wembley Stadium, London.
England’s Jamie Vardy scores his side’s second goal of the game during the World Cup Qualifying match at Wembley Stadium, London.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: