TIRANE– Përmes një deklarate, kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të ndalojë presionet sipas tij ndaj drejtësisë dhe prokurorëve për çështjen Tahiri. Spaho thotë se kryeministri vijon të bëjë presion edhe me anëtarët dhe simpatizantët e PS të cilët sipas tij janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit në mbështetje të Tahirit.

Deklarata e Edmond Spahos:
Pas presionit ndaj sistemit të drejtësisë të bërë me Ministrin e Brendshëm, presionin me anëtarët socialiste ne Keshillin e Rregullores, presionet nga deputetet e Rilindjes kanabiste, Edi Rama vijon presionin edhe me anetaret dhe simpatizantët e PS dhe kanabistet dhe ushtaret e klaneve te drogës tek Selia e Kryesisë te Kuvendit. I ka zënë keq paniku jo për Tahirin por per Edin te cilit po i afrohet perdite fundi. Ngjarjet ne Kuvend treguan farsën e “shtetit” te Rames dhe “drejtësisë” se tij. Keto ngrehina dhe vete PS jane kthyer ne struktura kriminale duke u habilizuar.
Edi Rama te largoje sa me pare kanabistet nga presionet qe i bëjnë drejtesise dhe prokuroreve tek selia e Kuvendit ndryshe do provoje zemërimin e qytetareve te cilët sot duan drejtësi dhe venien e krimit dhe te politikes se kriminalizuar me shpatulla për muri.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: