Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim të qytetarit dixhital, sipas të cilit kreu i qeverisë Edi Rama shkon sot në Bedat.

Denoncuesi ka raportuar se Rama shkon atje për inaugurimin e një shkolle në fshatin Karavasta e Re të Divjakës.

Sipas tij, “janë vënë të gjithë në lëvijze për ta bërë të duket sa më perfekte, por që në të vërtetë është një katastrofë e vërtetë”.

Berisha në mesazhin e qytetarit dixhital shkruan se “për mbledhjen e plehrave janë përdorur fëmijë, madje ngjitur me shkollën është lokali i kryetarit të partisë së fshatit të PS”.

Postimi i plotë

Qytetari dixhital informon:

Rama shkon sot ne Bedat. Lexoni mesazhin e tij. sb

“Pershndetje Doktor dua tju bej me dije me sakt te informoj opinionin publik se neser kryeministri jon ben inagurimin e nje shkolle ne fshatin Kravasta e Re Divjak i ashtquajtur BEDAT vendi ku huleshin mishkonjat fluturuse dua tju bej me dije se e gjith punojsit e administrates jan ven ne levizje qe cdo gje te duket perfekte po ne te vertet cdo gje eshte katastrof jan perdorur femijet e shkolles per te mbledhur plera dhe per ironi te fatit ngjitur me shkollen eshte lokali i kryetarit te partis te fshatit ps njekosisht dhe mesues pa dipllom kata jan personat qe prisnin dhe percillnin mushkonjat fluturuse a lejohet kjo gje ku cdo dit rrezikohet jeta e femive te tan falmiderit dhe te uroj shendet.”

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: