KORCE- Grupimi i kryesuar nga Astrit Patozi është pritur me pankarta në duar ku shkruhej: “Mosmirënjohës”, “tradhtarë”, “hipokritë”.

Por, pavarësisht kësaj, Patozi nuk u ndal t’i vinte emër nismës që përfaqëson: “Lëvizja për ringritjen e PD-së” të cilës iu bashkuan sot edhe tre deputetët të tjerë të PD-së, Ritvan Bode, Eleina Qirici dhe Gjergji Papa, të cilët nuk u vendosën më në listën e 25 qershorit nga Lulzim Basha.

Më pas ka pasur përplasje me tone të ashpra edhe mes personave në sallë. Ndërsa një demokrat po fliste që të mbështesnin Patozin, disa të tjerë i janë kundërvënë.

“Asnjë nuk duhet të jetë i dridhur qoftë nga Basha apo nga Patozi. Të gjithë jemi demokratë. Të gjithë duhet ta duam Partinë Demokratike. Mos ta shikojmë PD si një lopë që ta mjelim dhe ta hedhim. PD-në duhet ta duam si sytë e ballit”,- tha qytetari.

Në fund të videos dëgjohet zëri i një vajze ku thotë “mos me prek me dorë”, dhe këtu ndërpritet dhe takimi.

Nuk dihet çfarë qëndrimi do të mbajë nisma në fjalë para zgjedhjeve në parti, kur na ndajnë edhe pak ditë nga gara mes Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: