GJIROKASTËR- Pas incidentit në Pikën kufitare të Kakavijës, ku pala greke nuk e ka lejuar skuadrën e Antigoneas që të udhëtojë drejt Greqisë duke i vënë kryqin në pasaportë kapitenit të ekipit, ka ardhur reagimi nga policia.

Gazetarja Brikena Metaj ka komunikuar me shefin e stacionit të Policisë Kufitare, Arben Nikolla dhe raporton për “BalkanWeb” se ai ka deklaruar që ekipi nuk kishte garanci.

“Në bazë të rregullave duhej garanci që ata nuk e kishin pavarësisht se dispononin ftesën e ekipit mik. Kanë qenë vetëm tre – katër anëtarë të ekipit që nuk janë lejuar të kalojnë, por ata janë kthyer të gjithë”, ka thënë Nikolla.

Ai gjithashtu është shprehur se ‘kryqi në pasaportë është 24 orësh’. “Nëse do të duan të kalojnë sërish duhet të kenë garancinë dhe shumën e kërkuar të lekëve”, u shpreh zyrtari i policisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb