Ish-kryeministri Fatos Nano është filmuar sot në qytetin e Shkodrës ku kryefjalë është ndeshja e madhe Shqipëri-Itali, e para në historinë mes këtyre dy skuadrave si ndeshje zyrtare. Ai ka hyrë në Teatrin “Migjeni” dhe menjëherë pas tij ka mbërritur edhe lideri i PS-së, Edi Rama. Ajo që ra në sy ishte se Nano e drejtonte vetë makinën me të cilën mbërriti në Shkodër.
20171009_233937-726x1024
Sakaq, raportohet se Nano nuk është lejuar që të parkojë makinën e tij pranë stadiumit ‘Loro Boriçi’, edhe pse i është drejtuar gardistit me fjalët ‘Unë jam Fatos Nano’. Nga ana e tij ushtari i Gardës i është drejtuar me fjalët: ‘Unë të njoh, por nuk lejohet’.


(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: