Rapsodit Nuredin Gashi, nuk i janë dashur më shumë se disa orë për ta nxjerr një këngë për zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Ai i ka kënduar presidentit Thaçi dhe ndaljes së trenit propagandues serb, ndërsa në fotot ilustruese duket treni që u nis nga Serbia dhe një shkrim “Ne u nisëm”, ndërsa përballë një foto e policisë kosovare “Ne të presim”.

Vetë rapsodi e ka publikuar këngën me çifteli në profilin e tij në Facebook, duke thënë se “i ka thurur shpejt e shpejt disa vargje për presidentin Hashim Thaçi”, duke prezantuar këngën e tij me titullin “Ku po shkon o tren i zi, në Kosovë nuk të la me hi”. “Ty të kemi të zotin e shtëpisë, trim i rrallë i Shqiptarisë”, thuhet në këngë.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/nuredin.gashi.1/videos/1377332115651765/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Kjo është njëra prej strofave të kësaj kënge:

Niset treni me çetnikë të zi,
Në Mitrovicë po do me hi,
S’kanë marrë leje prej kërkujt,
Dojnë me ardhë në vend të huaj,
Plot mbishkrime antishqiptare, dojnë me hi me ba hajgare,
Trim Hashimi nau çu në kamë,
Çonu trima ju te tanë…
…çonu trima ju te tanë, shkoni në Rashkë priten me jau nxanë
Mos ma leni me hi në këtë anë…

Tre ditë më parë nga Serbia u nis një tren si një provë nga autoritetet serbe që do të vendosnin nëse do të vazhdojnë me linjën e rregullt hekurudhore nga Beogradi në Mitrovicë. Pjesa e jashtme e trenit ishte dekoruar me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe me mbishkrimin “Kosova është serbe”.

Në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, institucionet qendrore në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar kanë marrë vendim që të mos lejojnë hyrjen e trenit të nisur nga Serbia për në Kosovë. Presidenti Hashim Thaçi ishte ai që dha urdhër për ndalimin e trenit nga autoritetet kosovare por më pas kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç u tërhoq dhe ndaloi udhëtimin e mëtejshëm të trenit pikërisht në qytetin e Rrashkës në Serbi, i cili përmendet edhe në këngë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb