Incidenti i ndodhur në fundin e ndeshjes Partizani-Skënderbeu, ka bërë bujë në të gjitha mediat sportive dhe jo vetëm. Gjyqtari i ndeshjes Andi Koçi pretendon se është qëlluar nga deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, i cili njihet si një tifoz i zjarrtë i Partizanit.

Në intervistën për “Panorama Sport” gjyqtari Koçi tregoi se nuk është hera e parë që Braçe, shan dhe sulmon arbitrat. Menjëherë pas këtyre deklaratave ka reaguar edhe debuteti, i cili deklaron se do ta kallëzojë gjyqtarin Andi Koçi për shpifje.
652-470x287
Deklarata e plotë e Erjon Braçes:

KUSH MA KA ÇAKMAKUN?! Kjo eshte gazeta pushke e Armand Dukes;
Si e lexoj unë: Djathtas-Kur qeni qe te leh nga penxherja e Dukes, është me budallai i lukunise se qenve qe Duka stërvit!
Nje nate me pare ne ekranin e Dukes tha se ai (vete) nuk kishte pare qe une ta kisha qelluar, por ia kishin thene tek lloma (dhoma) ku qe strehuar.
Gabim i madh!
Keshtu qe gazeta e Dukes e ka bere korrigjimin, ai thote ne vete te pare qe e kam qelluar une me cakmak duke bere nje gabim te pafalshem-shpifjen per shkak te detyres dhe une pa as me te voglin dyshim do e kallezoj si te tille!
Majtas-Arsyeja e qarte e sajimit te gjithe kesaj shpifje, auditimi fiskal-per aq sa i perket detyrimeve tatimore te Fshf, organizates ku drejton Armand Duka ne menyre okulte, jo transparente, ne te zeze, ne menyre te paligjshme dhe duke demtuar buxhetin e shtetit!
Une sa e kam gervishtur emblemen e paligjshmerise fiskale ne kete vend!
Nga nje interes, ai publik i lidhur drejtperdrejt me detyren time si kryetar i komisionit per Ekonomin e Financat me Kuvendin is Shqiperise!
Keshtu qe; Qente le te lehin, puna vijon gjate dites e nates!
Brace2-470x300
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/reag5on-erjon-brace-do-ta-kallezoj-arbitrin-shpifje-per-shkak-te-detyres/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: