Shkencëtarët e Indisë pohojnë se kanë detektuar tri lloje të baktereve jashtëtokësore duke përdorur një balonë me lartësi të madhe.

Ata besojnë se gjetjet e rëndësishme mund të hapin rrugën për ekzistimin e jetës përtej Tokës.

Bakteret janë gjetur në një eksperiment të drejtuar nga Organizata për kërkime në hapësirë e Indisë.

Zbulimi i baktereve jashtëtokësore tregon mundësinë e jetës përtej tokës dhe është një lajm i mirë për njerëzimin.

“Me këto rezultate, studimi indian në fushën e hetimeve jashtëtokësore mund të thuhet se ka arritur një fazë konkurruese në arenën botërore”, tha profesori R. K. Chaudhary nga Instituti i Indisë për Astrofizikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb