Kryeministri i Indisë, Narendra Modi ka akuzuar Pakistanin se po përpiqet të destabilizojë Azinë duke nxitur terrorizimin.

Këto kritika u bënë pas sulmit vdekjeprurës të 18 shtatorit kundër një kampi ushtarak të Indisë në Kashmir, për të cilin Nju Delhi fajëson Pakistanin.

Nga ky sulm janë vrarë 18 ushtarë të Indisë.

Gjatë një fjalimi të sotëm televiziv, Modi theksoi se aksionet e Pakistanit prekin Indinë, Bangladeshin dhe Afganistanin.

“Ekziston një shtet në Azi, qëllim i të cilit është përhapja e terrorizmit dhe po punon për të siguruar se shekulli i 21-të nuk i takon Azisë”, tha Modi duke iu referuar Pakistanit.

Për një kohë të gjatë India ka akuzuar Pakistanin për mbështetje të grupeve militante në Kashmirin kontestues dhe për dërgimin e luftëtarëve në pjesët e tjera të vendit për të kryer akte të dhunës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: