Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Ines Rau, lepurushja e parë transgjinore pozon për Playboy

Revolucion në botën e Playboy, që hap faqet e saj me bukurinë transgjinore. Në numrin e nëntorit të edicionit amerikan do të shfaqet në fakt e para lepurushe trans në histori, Ines Rau.
Francezja e lindur në 1990, ka bërë për vete botën e modës, edhe pse rruga e saj nuk ka qenë aspak e thjeshtë: ‘Kam jetuar gjatë pa thënë që isha në transgjinore. Kisha frikë se nuk do gjeja një të dashur dhe do isha e paragjykuar’.
‘Më pas i thashë vetes duhet të jesh vetëm ajo që je. Shpëtimi është të thuash të vërtetën, kushdo qoftë gjinia jote apo orientimi jot seksual. Personat që të refuzojnë nuk vlejnë fare. Më e rëndësishmja nuk është që të tjerët të të duan, por të duash veten’, ka deklaruar Ines për revistën erotike.

Fakti që u zgjodh nga playmate përfaqëson një nder të madh për të dhe për qënien e saj si femër: ’Kur realizova një set fotografik mendova për të gjitha vështirësitë e fëmijërisë time. Ky është komplimenti më i bukur që kam marrë ndonjëherë. Është njësoj si një buqetë gjigande me trëndafila’, mbyll komentin e saj Rau.
(da.xha/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.