Pas pak orësh në “Stamford Bridge” do të luhet një sfidë sublime mes Chelsea-s dhe Barcelona-s për fazën e 1/16 të “Champions League”. Një përballje që pritet të dhurojë eemocione shumë të forta si shkak edhe e një të kaluare me polemika mes dy skuadrave.

Në mendjen e dy tifozërive përballja e sotme nuk mund të mos sjellë në mendje gjysmëfinalen e sezonit 2008-2009 kur gjyqtari u bë protagonist absolut për kalimin e Barcelona-s në finale. Kjo edhe si shkak i golit të Iniesta-s në minutën e 93-t të takimit.

Ky moment që theu zemrat e shumë tifozëve të Chelsea-s është kujtuar pak orë para ndeshjes nga Barcelona. Në një postim në rrjetet sociale përpos videos së golit Barcelona shkruan: “Iniesta, të kujtohet se ku ke qenë dhe si e ke festuar këtë gol që ke shënuar?”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb