Leo Messi mund të pezullohet për takimet e ardhshme me kombëtaren e Argjentinës.

Ndeshjen e fundit të fituar kundër Kilit të enjten me rezultatin 1-0, ylli i Barcelonës është filmuar teksa injoron gjyqtarin anësor duke mos i dhënë dorën. Përkundrazi çfarë kishte bërë me kryesorin dhe arbitrat e tjerë.

E gjithë kontradita kishte lindur në fundin e lojës për shkak të një faulli ku argjentinasi kishte protestuar gjatë tek anësori ku mendohet se edhe ka përdorur fjalë ofenduese.

Por FIFA nuk e ka kaluar pa e vënë re këtë rast dhe për këtë arsye fituesi i 5 herë “Topit të Artë” rrezikon aktivizimin në ndeshjet e ardhshme me kombëtaren albiçeleste.

Ende pa u marrë vendimi, arbitri kryesor ka befasuar me deklaratën e tij duke i dalë në mbrojtje Messi-t. Sandro Ricci: “Nuk e kam dëgjuar asnjë fjalë ofenduese nga Messi. Nëse do të kisha dëgjuar ndonjë fjalë ofenduese, atëherë do të kish vepruar në përputhje me rregullat e lojës”.

Pavarësisht të gjithave gjithçka do sqarohet në vendimin përfundimtar të FIFA-s.

(Momenti në video 00:45)

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: