Instagrami po përpiqet që ta bëjë aplikacionin të sigurtë dhe të këndshëm për të gjithë. Platforma e zotëruar nga Facebook lajmëroi shtimin e disa opsioneve të tjera për ta bërë më miqësore dhe të sigurtë aplikacionin, raporton TechSot.

Instagrami planifikon që të largojë të gjitha fotot dhe videot më përmbajte sensitive nga kryefaqja juaj apo edhe nga profili i atij që i poston. Për më shumë aplikacioni ka shtuar edhe dy hapa verifikimi në mënyrë që llogaria të jetë më e mbrojtur.

Për të shtuar më tej  sigurinë , Instagram ka shtuar edhe një faqe me informacione nga ku ju mund të mësoni si ta mbroni veten tuaj ndërkohë që shijoni postimet tuaja të preferuara.

Për sa i përket mënyrës sesi Instagrami ka ndërmend që të largoje përmbajtjen e dyshimtë , aplikacioni nuk ka sqaruar asgjë. Deri tani është lajmëruar se të gjitha postimet me përmbajtje dhune dhe  sensitive do të largohen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb