Njoftimet e Facebook, Messenger dhe Instagram do të rigrupohen në një postim të vetëm të aksesueshëm nga secili prej tre aplikacioneve. Risia, që shmang kalimin nga një aplikacion tek një tjetër, është zbuluar nga faqja TechCrunch, dhe për momentin është në fazën e testimit tek një grup përdoruesish. Kjo ka të bëjë vetëm me këto tre platforma të Mark Zuckerberg, por nuk përfshin WhatsApp, që për momenin duket e përjashtuar nga kjo.

Sipas fotos së publikuar online, lart djathtas, në aplikacionin e Facebook, në vend të ikonës së Messenger do të shfaqet fotoja e profilit të përdoruesit me të kuqe dhe numri i njoftimeve. Duke e klikuar hapet menuja e njoftimeve të Facebook, Messenger dhe Instagram, dhe mundësia për ta parë direkt nga profili. E njëjta risi është në fazë testimi edhe në disa përdorues të Messenger dhe Instagram.

“Po eksplorojmë mënyra për të ndihmuar njerëzit të lëvizin më lehtësisht në llogaritë e tyre në Facebook, Messenger dhe Instagram”, ka thënë një zëdhënës i rrjetit social për TechCrunch.
Për momentin nuk dihet se kur do të jetë në dispozicion të të gjithë përdoruesve ky përditësim, as edhe nëse në të ardhmen do të përfshijë edhe WhatsApp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb