Instagram ka bllokuar profilin e studentëve serbë në Mitrovicë, si pjesë e fushatës “Jo anëtarësimit të Kosovës në UNESCO”. Mësohet se nga Instagram janë konsideruar si shqetësuese imazhet e kishave serbe të djegura dhe të shkatërruara.

Nemanja Bishevac, njëri prej studentëve që udhëheq këtë zyrë, ka pranuar se profili i tyre në Instagram është mbyllur me arsyetimin se kanë postuar fotografi me përmbajtje shqetësuese, shkruan gazeta “Blic”.

Në kuadër të fushatës “Jo anëtarësimit të Kosovës në UNESCO” studentët kanë mbledhur brenda një jave 130,000 firma në një peticion online nëpër rrjete sociale.

Sipas Bishevac, qëllimi i tyre është mbledhja e 200,000 firmave deri më 9 nëntor, kur edhe pritet të votohet propozimi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: