KOSOVË- Përfaqësuesi i intelektualëve të Kosovës, Hakif Bajrami prezantoi sot peticionin me anë të të cilit kërkohet lirimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai tha në një konferencë për media se përmes peticionit ftojnë shtetin e Francës për drejtësi në rastin e Haradinajt.

“Një peticion të nënshkruar nga 603 intelektualë të Republikës së Kosovës. Ne nuk po kërkojmë asnjë privilegj po kërkojmë drejtësi për Ramush Haradinaj, për UÇK-në, e cila i ka treguar botës se si bëhet lufta. Sot në emër të këtyre intelektualëve, në emër të drejtësisë, të barazisë e ftojmë drejtësinë franceze të japë drejtësinë e saj”, ka thënë ai.

Sipas tij, peticioni do të dorëzohet sot në Ambasadën francezë në Prishtinë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb